Forcat Izraelite nisin opoeracione të reja në Gazën qendrore
Luan Qorraj / RTK
Forcat izraelite kanë filluar me operacione intensive në pjesën qendrore të rripit të Gazës duke u përqendruar në kampin e refugjatëve Bureij dhe pjesën lindore të qytetit Deir Al Balah.
Sipas Tel Avivit njësitet tokësore të përkrahura nga forcat ajrore janë duke shënjestruar "infrastrukturën terroriste në sipërfaqe si dhe në nëntokë" . Izraeli thotë se Hamasi ka ndërtuar rrjet të madh nëntokësor në këto dy vende.
Besohet se deri me tani , si pasojë e operacioneve të reja, janë vrarë së paku 70 dhe janë plagosur mbi 350 palestinez përderisa organizatat humanitare kanë thënë se qindra mijëra të tjerë janë detyruar të zhvendosën.
Edhe pse Bureij dhe Deir al Balah kanë sipërfaqe të vogël, në to është strehuar një pjesë e madhe e më shumë se 1 milion civilëve të cilët u detyruan të largohen nga Rafahu, organizata bamirëse mjekësore "Mjekët pa Kufij" ka thënë se situata në atë pjesë të Gazës është "apokaliptike".
Ndërkohë, ka njoftime për intensifikimin e sulmeve të Hezbollahut drejt territorit Izraelit si dhe kundër-përgjigjjeve izraelite. Përfaqësuesit e forcave mbrojtëse të Izraelit kanë thënë se tanimë i kanë përfunduar planet dhe përgatitjet për ofanzivë tokësore në Liban dhe kanë shtuar se në rast që Hezbollahu vazhdon me sulme, forcat Izraelite do të fillojnë me "operacione të shkallës së gjerë" brenda Libanit.























