Mijëra fëmijë në Gazë rrezikojnë vdekjen nga kequshqyerja
BKT
Rajoni dhe Bota

Mijëra fëmijë në Gazë rrezikojnë vdekjen nga kequshqyerja

Hanife Osmani /RTK

Mijëra fëmijë në Gazë rrezikojnë vdekjen nga kequshqyerja, thotë qeveria në Gazë. Në anën tjetër, kryeministri izraelit po përballet sërish me protesta kundër qeverisë së tij dhe mënyrës se si po e zhvillon luftën në Gazë.

Gaza po përballet në masë të jashtëzakonshme me mungesa ta ndihmës, duke përfshirë ushqim, suplemente tjera ushqimore dhe vaksina, e kjo ka vënë në rrezik serioz të vdekjes së rreth 3.500 fëmijëve nga kequshqyerja, paralajmëron Zyra e Medieve të Qeverisë së Gazës.

Gjithashtu, një numër i madh sulmesh  vdekjeprurëse izraelite janë raportuar gjatë natës në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gazën qendrore.  E në Rafah, së paku nëntë palestinezë janë vrarë, përderisa ishin në pritje të kamionëve me ndihma në Rafah dhe disa të tjerë janë plagosur nga sulmet e forcave izraelite.

Që nga 7 tetori të paktën 37.372 palestinezë janë vrarë dhe 85.452 janë plagosur në kundër-ofensivën e Izraelit në Gaza. Nga pala izraelite, në sulmet e udhëhequra nga Hamasi humbën jetën 1,139 izraelit me dhjetëra të tjerë ende të mbajtur rob në Gaza. E në Izrael që nga dje kanë shpërthyer sërish protesta antiqeveritare. Policia izraelite po përpiqet ti shpërndajë protestuesit të cilët ishin prezent në sheshet e Jerusalemit edhe gjatë natës.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota