Dy të vdekur e tre të plagosur nga një shpërthim në Cetinje
M.Miftari/RTKlive
Si pasojë e aktivizimit të një pajisjeje shpërthyese në Cetinje të Malit të Zi, janë vrarë dy persona dhe tre të tjerë janë plagosur, bëri të ditur policia.
Shërbimi publik e Malti të Zi njofton se Petar Kalugjeroviq dhe Dragan Roganoviq janë vrarë në vendngjarje, ndërsa Drejtoria e Policisë ka lëshuar një deklaratë zyrtare ku thuhet se janë lënduar tre persona.
Ndërkaq tre pacientë të cilët janë pranuar në Qendrën Klinike të Malit të Zi pas shpërthimit në Cetinje, të cilët janë trajtuar në mënyrë efektive dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën, njofton institucioni.
Siç thanë ata, pacientët janë pranuar me lëndime të rënda në gjymtyrët e poshtme, stomak, qafë, gjoks dhe legen.
"Të gjithë pacientët janë nën vëmendjen vigjilente të ekipeve të QKMZ-së. Në përputhje me Ligjin për të Drejtat e Pacientëve, nuk mund të zbulojmë më shumë detaje", thanë nga QKMZ.
Kujtojmë se dy persona kanë mbetur të vdekur nga shpërthimi që ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 9 në afërsi të Qendrës Sportive në Cetinje.























