22 të vdekur nga shpërthimi i baterive në një fabrikë në Korenë e Jugut
BKT
Rajoni dhe Bota

22 të vdekur nga shpërthimi i baterive në një fabrikë në Korenë e Jugut

Hanife Oamani / RTK

Së paku 22 persona kanë humbur jetën nga një shpërthim masiv i baterive me litium në një fabrikë në Korenë e Jugut.

Tetë persona të tjerë u lënduan nga 100 që ishin duke punuar momentin kur shpërtheu zjarri. Sipas autoriteteve ende mbetet e paqartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin mëngjesin e së hënës në qytetin Hwaseong, rreth 45 km në jug të kryeqytetit Seul. Ekipet emergjente përpiqeshin të shuanin zjarrin, përderisa mediet lokale treguan tymin që kishte mbuluar fabrikën.

Zyrtari i zjarrfikësve Kim Jin-young deklaroi se 18 punëtorë kinezë dhe dy punëtorë koreano-jugor ishin konfirmuar si mes të vdekurve. Shumica e trupave janë djegur keq, kështu që do të duhet pak kohë për të identifikuar secilin, shtoi Kin Jin Young sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Fabrika e Aricell kishte brenda rreth 35,000 bateri në katin e saj të dytë, në vendin ku bateritë inspektoheshin dhe paketoheshin. Bateritë e litiumit rrezikojnë të shpërthejnë nëse dëmtohen ose mbinxehen, ato janë mjaftë të ndjeshme edhe ndaj ujit. Koreja e Jugut është një nga prodhuesit kryesor të baterive të litiumit, të cilat përdoren në shumë artikuj nga automjetet elektrike deri tek laptopët.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota