Gjykata Ndërkombëtare lëshon urdhërarrest për zyrtarët rusë
Dardan Ramabaja /RTK
Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarrest për Sergei Shoigu, ish-ministrin rus të Mbrojtjes dhe gjeneralin kryesor rus, Valery Gerasimov, të martën për krime të dyshuara të kryera gjatë pushtimit rus të Ukrainës.
Shoigu u hoq nga posti i ministrit të Mbrojtjes muajin e kaluar dhe u emërua Sekretar i Këshillit të Sigurimit të fuqishëm të Rusisë, në ndryshimet më domethënëse që presidenti rus, Vladimir Putin, i bëri komandës së tij ushtarake që nga fillimi i luftës në 2022.
Gjykata me bazë në Hagë tha se Shoigu dhe Gerasimov dyshohen se kanë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit për drejtimin e sulmeve kundër civilëve dhe objekteve civile në Ukrainë.
Gjyqtarët kishin gjetur se kishte "baza të arsyeshme për të besuar se dy të dyshuarit mbajnë përgjegjësi për sulmet me raketa të kryera nga forcat e armatosura ruse kundër infrastrukturës elektrike të Ukrainës nga të paktën 10 tetori 2022 deri të paktën 9 mars 2023", tha gjykata në një deklaratë. Kjo gjykatë nuk ka forcë policore të sajën, por mbështetet në shtetet anëtare për të kryer arrestime.























