Policia boliviane e arreston liderin e grusht shtetit të dështuar
BKT
Rajoni dhe Bota

Policia boliviane e arreston liderin e grusht shtetit të dështuar

Dardan Ramabaja / RTK

Ka dështuar përpjekja për grushtshtet në Bolivi pas një sulmi ushtarak në pallatin presidencial.

Forcat e armatosura të Bolivisë u tërhoqën nga pallati presidencial në La Paz të mërkurën në mbrëmje dhe një gjeneral u arrestua pasi presidenti Luis Arce denocoi përpjekjet e tij për "grusht shtet" kundër qeverisë dhe bëri thirrje për mbështetje ndërkombëtare.

Paraprakisht, njësitë ushtarake të udhëhequra nga gjenerali Juan Jose Zuniga, të cilit së fundmi ishin mbledhur në sheshin qendror Plaza Murillo, para pallatit presidencial dhe Kongresit, ku një automjet blinduar përplasi derën e pallatit presidencial dhe ushtarët hynë me shpejtësi.

Disa pamjet të publikuara në platformën X tregojnë Presidentin Arse duke u konfrontuar me gjeneralin Zuniga.

"Sot vendi po përballet me një përpjekje për grusht shteti. Sot vendi përballet edhe një herë me interesa në mënyrë që demokracia në Bolivi të ndërpritet", ka deklaruar Arce në komentet nga pallati presidencial, me ushtarë të armatosur jashtë.

Ai ka shtuar se populli bolivian është thirrur sot që të organizohet dhe të mobilizohet kundër grushtetit në favor të demokracisë.

Disa orë më vonë ushtarët u panë që tërhiqeshin nga sheshi dhe policia mori kontrollin e sheshit. Autoritetet boliviane arrestuan gjenralin Zuniga dhe e morën me vete.

Brenda pallatit presidencial, presidenti Arce emëroi José Wilson Sanchez si komandant ushtarak, në vend të Zunigas. Ai bëri thirrje për rivendosjen e qetësisë dhe rendit.

"Unë urdhëroj që i gjithë personeli i mobilizuar në rrugë të kthehet në njësitë e tyre," tha Sanchez. 'Ne lutemi që gjaku i ushtarëve tanë të mos derdhet'.

Shtetet e Bashkuara thanë se po monitoronin nga afër situatën dhe kërkuan qetësi dhe përmbajtje. Tensionet janë rritur në Bolivi përpara zgjedhjeve të përgjithshme në 2025, me ish-presidentin majtist Evo Morales që planifikon të kandidojë kundër ish-aleatit Arce, duke krijuar një përçarje të madhe në partinë socialiste në pushtet dhe duke krijuar pasiguri më të gjerë politike.

Shumë nuk duan një rikthimin e Morales, i cili qeverisi nga 2006-2019 kur u rrëzua mes protestave të përhapura dhe u zëvendësua nga një qeveri e përkohshme konservatore. Arce më pas fitoi zgjedhjet në 2020.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota