Biden dhe Trump në përballjen e parë, në fokus mosha dhe aftësia fizike
Dardan Ramabaja /RTK
Dy kandidatët për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Joe Biden e Donald Trump do të përballen sonte pas mesnatës me orën tonë, në debatin e tyre të parë për zgjedhjet e ardhëshme, e ku mosha dhe aftësia fizike do të jenë në fokus.
Presidenti demokrat Joe Biden dhe paraardhësi i tij republikan, Donald Trump, përballen në një debat të shumëpritur, duke u ofruar votuesve një vështrim të rrallë krah për krah të dy kandidatëve më të vjetër që kanë kërkuar ndonjëherë postin më të lartë të vendit.
Debati televiziv 90-minutësh, i pari mes një presidenti në detyrë dhe një ish-presidenti, do të transmetohen në CNN, në orën 3:00 të mëngjesit sipas kohës tonë, dhe pritet të tërheqë një audiencë të madhe. Një rekord prej 84 milionë teleshikuesve e ndoqi debatin e parë të Trump kundër Hillary Clinton në 2016.
Të dy burrat hyjnë në debatin në Atlanta me dobësi politike që paraqesin një përzierje rreziku dhe mundësie. Debati zhvillohet shumë më herët se normalja apo më shumë se katër muaj përpara ditës së zgjedhjeve të 5 nëntorit.
Përplasja vjen gjithashtu në një moment polarizimi të thellë dhe ankthi të thellë mes votuesve për gjendjen e politikës amerikane. Dy të tretat e votuesve në një sondazh në maj të Reuters/Ipsos thanë se ishin të shqetësuar se dhuna mund të pasonte zgjedhjet, gati katër vjet pasi një turmë mbështetësish të Trumpit sulmuan Kapitolin.
Trump, 78 vjeç, do të dalë në skenë si një kriminel që ende përballet me një treshe çështjesh penale, duke përfshirë akuzat në lidhje me përpjekjet e tij për të përmbysur zgjedhjet e 2020. Ish-presidenti, i cili ka sugjeruar se do të ndëshkojë armiqtë e tij politikë nëse zgjidhet, do të duhet t'u tregojë votuesve të pavendosur se ai nuk përbën një kërcënim vdekjeprurës për demokracinë, siç pohon Biden.
Biden, 81 vjeç, është nën presion të madh për të shmangur pengesat verbale dhe për të dhënë një performancë të fortë debati, pas muajsh pohime republikane që dijenitë e tij janë shuar me kalimin e moshës.
Të dy kandidatë kanë pak hapësirë për gabime, pritet që çdo gabim shfrytëzohet nga palët kundërshtare.























