Izraeli vazhdon sulmet në Gaza, shumë familje mbeten të bllokuara
BKT
Rajoni dhe Bota

Izraeli vazhdon sulmet në Gaza, shumë familje mbeten të bllokuara

Hanife Osmani /RTK

Së paku 6 persona janë vrarë nga sulmet e vazhdueshme izraelite në Gaza. Tensionet janë ngritur sërish mes Iranit edhe Izraelit, ku të dyja palët po vazhdojnë me kërcënime ndaj njëra-tjetrës.

Forcat izraelite po vazhdojnë me sulme në Gaza. Së fundmi u bombardua një shtëpi familjare në Rafah-an perëndimore, duke vrarë gjashtë persona, në mesin e tyre edhe fëmijë. Shumë familje kanë mbetur ende të bllokuara në lagjen Shujayea të qytetit të Gazës, përderisa ushtria izraelite, katër ditë pas pushtimit tokësor, po vazhdon të godasë zonën me sulme ajrore.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar edhe njëherë se qëndrimi i Izraelit për marrëveshjen e armëpushimit të mbështetur nga SHBA është i pandryshuar dhe përsërit zotimin e tij për të mposhtur Hamasin.

Nga lajmet të tjera, sulmet izraelite në Libanin jugor kanë vrarë tre anëtarë të Hezbollahut, duke shtuar tensionet kufitare që kanë ngjallur frikën e një lufte gjithëpërfshirëse.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, ka deklaruar se Irani meriton të shkatërrohet, kjo deklaratë vije si kundërpërgjigje ndaj kërcënimit iranian, ku këta të fundit e kërcënuan Izraelin për një "luftë shfarosëse”.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota