Kryeministri hungarez viziton Moskën
BKT
Rajoni dhe Bota

Kryeministri hungarez viziton Moskën

Bardhyl Bajrami / RTK

Kryeministri I Hungarisë, Victor Orban ndodhet për vizitë në Moskë, ku është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin. Vizita e Orbanit është kritikuar ashpër nga liderët evropianë si dhe nga qeveria e Ukrainës.

Pas takimit me presidentin rus, takim ky që zgjati disa orë, Orban ka thënë se Ukraina dhe Rusia ende qëndrojnë larg pikëpamjeve të këtyre vendeve për të arritur paqen.

“Duhen shumë hapa për t’i dhënë fund luftës, por ne e bëmë hapin e parë për të rivendosur dialogun”, ka thënë Orban.

Ndërsa presidenti rus, Vladimir Putin bisedën e ka quajtur të sinqertë dhe të dobishme.

Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës e ka dënuar vizitën e kryeministrit hungarez në Moskë, duke thënë se për Ukrainën, parimi “jo një marrëveshje për Ukrainën pa Ukrainën” mbetet i pacenueshëm dhe u bëjmë thirrje të gjitha shteteve t’i përmbahen rreptësisht atij.

Ndaj kësaj vizite, presidenti ukrainas, Zelenski nuk ka komentuar.

Më herët gjatë kësaj jave, Victor Orban ishte për vizitë në Ukrainë ku kishte thënë se një armëpushim i shpejtë do të mund të përdorej për të përshpejtuar bisedimet për paqe.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota