Reformisti iranian Pezeshkian fiton balotazhin e zgjedhjeve presidenciale
BKT
Rajoni dhe Bota

Reformisti iranian Pezeshkian fiton balotazhin e zgjedhjeve presidenciale

B. H. | RTKlive

Kandidati reformist Masoud Pezeshkian fitoi balotazhin e zgjedhjeve presidenciale të së premtes në Iran, duke mposhtur kandidatin e linjës së ashpër Saeed Jalili.

Një numërim votash i ofruar nga autoritetet iraniane e nxori Pezeshkian si fitues me 16.3 milionë vota kundrejt 13.5 milionëve të Jalilit. Ministria e Brendshme e Iranit tha se 30 milionë njerëz votuan në zgjedhjet e mbajtur pa monitorues të njohur ndërkombëtarisht.

Ai do të jetë presidenti i parë nga Irani perëndimor.

Pezeshkian premton të afrohet me Perëndimin dhe të lehtësojë zbatimin e ligjit të detyrueshëm për bartjen e shamisë në vend pas vitesh sanksionesh dhe protestash që shtypën Republikën Islamike.

Pezeshkian në fushatën e tij premtoi se nuk do të bëjë ndryshime radikale në teokracinë shiite të Iranit dhe prej kohësh e ka mbajtur Udhëheqësin Suprem, Ayatollah Ali Khamenei, si arbitrin përfundimtar të të gjitha çështjeve të shtetit në vend.

Por edhe qëllimet modeste të Pezeshkianit do të sfidohen nga një qeveri iraniane ende e mbajtur kryesisht nga linjat e ashpra, lufta e vazhdueshme Izrael-Hamas në Rripin e Gazës dhe frika perëndimore për pasurimin e uraniumit nga Teherani në nivele gati të nivelit të armëve.

“Popull i dashur i Iranit, zgjedhjet përfunduan dhe ky është vetëm fillimi i bashkëpunimit tonë”, shkroi Pezeshkian në platformën sociale X, që ende është e ndaluar në Iran. “Rruga e vështirë përpara nuk do të jetë e qetë përveçse me shoqërinë, ndjeshmërinë dhe besimin tuaj. Ju zgjas dorën dhe ju betohem për nderin tim se nuk do t'ju lë vetëm në këtë rrugë. Mos më lini vetëm”, shtoi ai.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota