Franca në pritje të rezultateve parlamentare
BKT
Rajoni dhe Bota

Franca në pritje të rezultateve parlamentare

Hanife Oamani / RTK

Franca në ankth të pritjes së rezultateve të rundit të dytë dhe përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare. E djathta ekstreme, pas fitores së madhe, në rundin e dytë kërkon shumicën absolute që ta udhëheqë Asamblenë Kombëtare.

Pak minuta e ndajnë popullin francez përpara se ti dinë projeksionet e para të rundit të dytë dhe final të zgjedhjeve parlamentare. Shifrat e fundit tregojnë se pjesëmarrja në orën 17:00 ishte 59,71% më e larta që nga viti 1981 dhe pak më e lartë se në raundin e parë të dielën e kaluar.

 E djathta ekstreme pas fitores historike në rundin e parë me 33.4% të votave, kërkon të sigurojë edhe në rundin e dytë mbështetje të mjaftueshme për të marrë kontrollin e Asamblesë Kombëtare.

Zgjedhjet po zhvillohen në një atmosferë të tensionuar, me 30,000 policë të vendosur. Tubimi Kombëtar i Marinë le Pen është shumë afër të bëjë historinë. Në rundin e parë, Koalicioni i krahut të majtë Fronti i Ri Popullor doli i dyti me 27.9% dhe aleanca qendrore e Presidentit Macron zuri vendin e tretë me 20.7% të votave.

Kushdo që fiton, Macron ka thënë se nuk do të japë dorëheqjen si president. Në një letër drejtuar popullit francez të botuar një javë më parë, ai tha se do të qëndronte deri në përfundimin e mandatit të tij në vitin 2027. Megjithatë, nëse partia e tij humbet dhe ose Tubimi Kombëtar ose Fronti i Ri Popullor fitojnë plotësisht, kjo lë pothuajse tre vjet "bashkëjetesë", ose ndarje pushteti - që do të thotë se presidenti i një partie kryeson shtetin dhe një parti tjetër drejton qeverinë.

Për të kaluar në raundin e dytë, një kandidat duhet të mbledhë mjaftueshëm në të parin. Vendvotimet janë mbyllur në orën 20:00 me orën lokale.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota