Dhjetëra të vrarë nga një sulm i Izraelit në Gazë
Aurora Verbica| RTKlive
Të paktën 29 palestinezë janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur në një sulm ajror izraelit mbi një shkollë të kthyer një strehë në Gazën jugore, thonë zyrtarët e spitalit.
Incidenti ka ndodhur një jave pasi që ushtria izraelite urdhëroi civilët të evakuonin Abasan al-Kabira dhe zona të tjera të Khan Younis lindore, duke bërë që dhjetëra mijëra njerëz të largoheshin.
Ministria e Shëndetësisë së Gazës, e drejtuar nga Hamasi, tha se sulmi kishte goditur pranë portës së shkollës al-Awda në qytetin Abasan al-Kabira, në lindje të qytetit të Khan Younis.
Sulmi rezultoi në shkatërrim të gjerë dhe vdekjen e 29 personave.
Ayman Al-Dahma, 21 vjeçar, i tha BBC-së se në atë kohë kishte rreth 3,000 njerëz të grumbulluar në zonë, ku ai tha se kishte një treg dhe ndërtesa banimi.
Duke e përshkruar numrin e viktimave si "të paimagjinueshëm", ai tha se kishte parë njerëz, gjymtyrët e të cilëve ishin prerë nga shpërthimi.
Al – Dahma shtoi gjithashtu: "Ata thanë se ishte një vend i sigurt - se kishte ujë dhe ushqim, kishte shkolla dhe gjithçka... Papritmas një raketë bie mbi ju dhe të gjithë njerëzit përreth jush."
Sipas burimeve në spitalin Nasser në Khan Younis, ku u dërguan të plagosurit nga Abasan al-Kabira, tha se ata prisnin që numri i të vdekurve të rritet.























