Llapi pëson disfatë nga Wisla Krakow
BKT
Sport

Llapi pëson disfatë nga Wisla Krakow

Uran Krasniqi / RTKLive

(E plotësuar) Wisla Krakow ka mposhtur Llapin në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Europa League, duke fituar me rezultat 2-0.

Llapi e ka nisur keq ndeshjen e zhvilluar të enjten në stadiumin "Stadion Miejski im. Henryka Reymana", duke pësuar gol që në minutën e dytë. Ka qenë Sapala ai që me një goditje të fortë e ka mposhtur portierin e skuadrës nga Podujeva.

Llapi ka pasur një rast të mirë për të barazuar rezultatin pas njëzet minutash, kur Baftiu ka bërë një goditje të fortë, por që portieri i Wisla Krakow e ka ndalur. 

Pas fillimit të pjesës së dytë, skuadra polake ka pasur një rast të mirë shënimi në minutën e pesëdhjetë, kur Baena Perez ka goditur shtyllën. Llapi gjithashtu ka pasur një situatë të rrezikshme për portën polake, kur Gashijani ka gjuajtur, por topi është ndalur nga mbrojtja e Wisla ende pa shkuar te porta.

Në minutën e pestë të kohës shtesë, Wisla Krakow e ka gjetur golin për herë të dytë përmes Rodado, duke vulosur fitoren.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Kosovë

Llapi në disavantazh pas pjesës së parë

Llapi gjendet në disavantazh në ndeshjen me Wisla Krakow pas dyzet e pesë minutash loje në stadiumin "Stadion Miejski im. Henryka Reymana" në Poloni.

Skuadra nga Podujeva e ka nisur keq ndeshjen, duke pësuar gol që në minutën e dytë. Ka qenë Sapala ai që me një goditje të fortë e ka mposhtur portierin e Llapit, duke i dhënë avantazhin skuadrës polake.

Rastin më të mirë për të barazuar rezultatin, Llapi e ka pasur pas njëzet minutash, kur Baftiu ka bërë një goditje të fortë, por portieri i Wisla Krakow e ka ndalur. 

Megjithatë, në dispozicion të të dy skuadrave mbetet edhe një pjesëlojë e plotë

Wisla Krakow - Llapi, formacionet

Llapi luan sonte në kuadër të kualifikimeve për Europa League, ku përballë do ta ketë skuadrën polake, Wisla Krakow. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.No description available.