14:26 / 12.07.2024
Ukrainë, disa civilë të vrarë nga sulmet ruse
M.M. /RTKlive
Forcat ruse lëshojnë raketa `Grad` në një vend të pazbuluar në Ukrainë, ndërsa në Donetsk-un lindor e pushtuar pjesërisht nga Rusia, ku, sipas guvernatorit ukrainas të rajonit, katër persona janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur.
Ndërkaq në Kharkiv, në verilindje, ku gjatë muajve të fundit ka pasur luftime intensive në zonat kufitare, thuhet se janë vrarë tre persona. Guvernatori atje raporton për zjarr të rëndë të artilerisë ruse kundër disa qyteteve dhe zonave të banuara, njoftojnë mediet e huaja.
Gjithashtu në rajonet e Kherson, Dnipropetrovsk, Mykolajiv dhe Sumy, autoritetet kanë ngritur alarmin për sulmet ruse kundër objektivave civile, si me artileri, ashtu edhe me dronë.























