Rasti i Trumpit, Biden: Nuk ka vend për këtë lloj dhune në SHBA
BKT
Rajoni dhe Bota

Rasti i Trumpit, Biden: Nuk ka vend për këtë lloj dhune në SHBA

Sh.Çoçaj/RTKlive

Presidenti Joe Biden ka reaguar me një deklaratë drejtuar kombit për të shtënat me armë në tubimin e Donald Trump, duke thënë se ishte mirënjohës që dëgjoi se Trump ishte mirë.

"Jam informuar për të shtënat në mitingun e Donald Trump në Pensilvani. Jam mirënjohës që dëgjoj se ai është i sigurt dhe po shkon mirë", ka theksuar ai.

Biden ka thënë se Shërbimit Sekret e çoi atë në vend të sigurtë.

"Nuk ka vend për këtë lloj dhune në Amerikë. Ne duhet të bashkohemi si një komb për ta dënuar atë", ka theksuar ai.

Biden ka thënë se do presë përfundimin e hetimeve për të mësuar më shumë rreth sulmit ndaj Trump dhe se nuk mund të jepte detaje më shumë për momentin.

Kurse, udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer, shkroi në X se "dhuna nuk ka vend në politikën tonë".

"Sonte, të gjithë amerikanët janë mirënjohës që presidenti Trump duket se është mirë, pas një sulmi të neveritshëm në një tubim paqësor", ka shkruar ai.

Edhe udhëheqësi i pakicës në Senat, Mitch McConnell, tha se është "tmerruar" nga ajo që i ndodhi Trumpit, por i lehtësuar që ai është jashtë rrezikut.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota