Ministri i Jashtëm i Ukrainës nesër udhëton për në Kinë
BKT
Rajoni dhe Bota

Ministri i Jashtëm i Ukrainës nesër udhëton për në Kinë

M.Miftari/RTKlive

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, do të vizitojë Kinën, të martën. Atje ai do të zhvillojë bisedime për pushtimin e plotë rus të Ukrainës, njofton Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës.

Kina nuk e ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës dhe vitin e kaluar bëri thirrje për një "zgjidhje politike" për t'i dhënë fund luftës.

Sipas shumë vendeve perëndimore, një marrëveshje e tillë do të bënte që Rusia të mbante pjesë të mëdha të zonave që ka marrë nën kontroll në Ukrainë, njoftojnë mediet e huaja.

“Tema kryesore e diskutimit do të jetë kërkimi i mënyrave për të ndaluar agresionin rus dhe rolin e mundshëm të Kinës në arritjen e një paqeje të qëndrueshme dhe të drejtë”, shkruan Ministria e Jashtme e Ukrainës në një deklaratë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota