13:41 / 25.07.2024
Dy të vdekur e qindra të lënduar nga tajfuni në Taivan
M.Miftari/RTKlive
Dy persona kanë vdekur dhe mbi 200 janë lënduar ndërsa tajfuni ‘Gaemi’ përshkoi Taivanin.
Stuhia ka shkaktuar kërdinë me shi të dendur dhe erëra të forta dhe mijëra njerëz janë detyruar të evakuohen nga shtëpitë e tyre.
Në mëngjesin e hershëm të së enjtes, tajfuni ishte dobësuar pak dhe po lëvizte drejt pjesëve lindore të Kinës.
“Era dhe shiu vazhdojnë të kërcënojnë pjesë të Taivanit dhe ishujt Penghu, Kinmen dhe Matsu”, tha agjencia e motit të Tajvanit në një deklaratë.























