16:18 / 29.07.2024
Pas Varane, edhe Navas i bashkohet Como-s
F.Bytyqi/RTKLive
Pas mbrojtësit francez Raphael Varane, skuadra italiane, Come është afër transferimit të portierit Keylor Navas.
Sipas medieve italiane, Navas është larguar nga PSG-ja si lojtar i lirë dhe e ardhmja e tij, do të jetë në Serie A.
Ish-‘gardiani’ i Real Madridit, thuhet se tashmë ka pranuar t’i bashkohet Come-s, skuadër kjo që drejtohet nga ish-futbollisti i njohur spanjoll, Cesc Fabregas.
“Keylor Navas pranon t'i bashkohet skuadrës italiane AC Monza si lojtar i lirë”, shkruajnë mediet italiane.























