Së paku 59 të vdekur nga rrëshqitja e dheut në Kerala të Indisë
Dardan Ramabaja / RTK
Dhjetëra njerëz kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë dyshohet se janë bllokuar kur shirat e dendur shkaktuan rrëshqitje masive dheu në shtetin jugor indian të Kerala.
Katastrofa godi zonën kodrinore në distriktin Wayanad në orët e para të së martës.
Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar, por po pengohen nga shirat e dendur dhe shembja e një ure të rëndësishme.
“Ne do të jemi në gjendje të vlerësojmë shkallën e dëmit vetëm pas disa orësh”, ka deklaruar ministri i shtetit për BBC Hindi.
Ushtria e Indisë tha se kishte dërguar më shumë se 200 pjesëtarë në zonë për të ndihmuar forcat e sigurisë në përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit.
Spitalet lokale po trajtojnë të paktën 70 persona të lënduar dhe rreth 250 persona janë shpëtuar dhe janë zhvendosur në kampet e shpëtimit deri më tani.
Përveç 36 vdekjeve të konfirmuara në Wayanad, nëntë trupa janë gjetur në lumin Chaliyar, i cili derdhet në rrethin fqinj Malappuram.
Wayanad, një lagje kodrinore e cila është pjesë e vargmalit malor Ghats Perëndimor, është i prirur ndaj rrëshqitjeve të dheut gjatë sezonit të musonit.
Rrëshqitjet e dheut kanë goditur disa zona në rreth, duke përfshirë Mundakkai, Attamala, Chooralmala dhe Kunhome























