Drita kalon në rrethin tjetër të Conference League
Uran Krasniqi/RTKLive
(E plotësuar, 18:56) Drita ka kaluar në rrethin tjetër të Conference League pasi të martën mbrëma ka fituar edhe ndeshjen e dytë kundër skuadrës islandeze, Breidablik.
Ndeshja e sotme, e transmetuar drejtpërdrejt në RTK4 me komentim nga Valon Jakupi, ka përfunduar me rezultat minimal 1-0.
Goli vendimtar ka ardhur në minutën e gjashtëdhjetë e shtatë nga Selmani, duke i siguruar fitoren skuadrës së Dritës.
Gjatë pjesës së parë, skuadra gjilanase kishte raste të mira me Dabiqaj dhe Tusha, por ka munguar konkretizimi.
Edhe skuadra islandeze ka pasur disa raste, por portieri Maloku ishte në formë, duke mbajtur portën e tij të paprekur.
Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Islandë, Drita kishte fituar me rezultat 2-1

Drita e dominon pjesën e parë kundër Breidablik, po s`ka gola
Drita e ka dominuar pjesën e parë të ndeshjes kundër Breidablik nga Islanda në kuadër të kualifikimeve të Conference League, por nuk ia ka arritur ta gjejë rrjetën.
Pavarësisht rasteve të krijuara nga lojtarët Dabiqaj e Tusha, mungesa e konkretizimit ka qenë evidente.
Në minutat e fundit të pjesës së parë, portieri Maloku ka shpëtuar Dritën nga një sulm i rrezikshëm i skuadrës islandeze, duke mbajtur portën e tij të paprekur.
Ndeshja po transmetohet drejtpërdrejt në RTK 4 me komentator Valon Jakupin.
Drita kishte fituar ndeshjen e parë të zhvilluar në Islandë me rezultat 2-1























