Izraeli goditi bazën e grupit të Hezbollahut në Bejrut
BKT
Foto arkiv | The IAF youtube
Rajoni dhe Bota

Izraeli goditi bazën e grupit të Hezbollahut në Bejrut

Hanife Osmani |RTK

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka shënjestruar komandantin e grupit të Hezbollahut në kryeqytetin libanez, Bejrut, i cili edhe u mbajt përgjegjës për sulmin vdekjeprurës të disa të rinjve izraelit në rrafshnaltën e Golanit.

Bejruti ka shërbyer edhe si bazë për grupin e Hezbollahut nga Irani.

E nga Shtëpia e Bardhë deklaruan se Lufta e gjithanshme midis Izraelit dhe Hezbollahut nuk është e pashmangshme.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, tha para medieve se megjithatë, Shtëpia e Bardhë beson se një zgjidhje diplomatike e konfliktit është e arritshme, e cila do të lejonte civilët libanezë dhe izraelitë të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të jetojnë të sigurt.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota