Rusia dhe Perëndimi do të shkëmbejnë numrin më të madh të të burgosurve
BKT
Rajoni dhe Bota

Rusia dhe Perëndimi do të shkëmbejnë numrin më të madh të të burgosurve

Hanife Osmani / RTK

Që nga Lufta e Ftohtë, pritet sot të ndodhin shkëmbimet më të mëdha në histori të të burgosurve mes Rusisë dhe Perëndimit.

Tre shtetas amerikanë të burgosur në Rusi, duke përfshirë reporterin e Wall Street Journal, Evan Gershkovich, veterani i marinës amerikane Paul Whelan dhe gazetarja ruso-amerikane e radios Alsu Kurmasheva pritet të lirohen sipas një marrëveshjeje të shkëmbimit të burgosurve, e rënë dakord nga administrata Biden, konfirmoi një zyrtar i lartë amerikan.

Në total, shkëmbimi do të përfshijë 24 të burgosur të mbajtur në Rusi, SHBA, Gjermani dhe tre vende të tjera perëndimore. Shkëmbimi nuk ka ndodhur ende, por pritet më vonë të enjten.

Nga kjo tetë shtetas rusë pritet të kthehen në Rusi, duke përfshirë disa me lidhje të dyshuara me inteligjencën ruse.

Njëri prej tyre është Vadim Krasikov, i identifikuar nga zyrtarët gjermanë si kolonel në shërbimin e inteligjencës së Rusisë, i cili po vuan dënimin e përjetshëm për vrasjen e një kundërshtari të Kremlinit në vitin 2019 në një park të Berlinit.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota