Bangladesh, fillojë bisedimet rreth formimit të qeverisë së re
BKT
Foto: Wikipedia
Rajoni dhe Bota

Bangladesh, fillojë bisedimet rreth formimit të qeverisë së re

Luan Qorraj / RTK

Pasi që u konfirmua se kryeministrja e Bangladesh-it, Sheikh Hasina, e cila për më shumë se dy dekada ka qenë në majën e politikes së shtetit u arratis nga vendi, kreu i ushtrisë Waker Uz Zaman tha se forcat e armatosura kanë filluar bisedat për formimin e qeverisë së re.

Hasina dha dorëheqje dhe u largua nga Bangladeshi pas rreth një muaji të protestave të cilat kanë shkaktuar së paku 300 viktima. Protestat u nxitën nga sistemi i ri i kuotave për vendet e punës qeveritare por shpejt u përshkallëzuan në protesta masive anti-qeveritare.

Edhe pse Bangladeshi gjatë 15 viteve të fundit shënoi rritje ekonomike, kritikët e ish-kryeministres thonë se gjatë kësaj periudhe ndodhi një numër i madh i zhdukjeve të opozitarëve, vrasjeve jashtë-gjyqësore, arrestime dhe shtypje të figurave opozitare dhe kritikëve të qeverisë.

Sheikh Hasina, 76 vjeçare, besohet të jetë larguar për në Indi, vendin i cili e ka përkrahur qeverinë e saj .

Largimi i saj ka krijuar një vakum në politikën e Bangladeshit dhe qeveria e re, mes tjerash do të duhet të gjejë mënyrë të mbrojë pakicat dhe të krijojë një lloj balance në vendin me rivalitete të ashpëra politike.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota