De Rossi: Dybala? Kushdo që dëshiron të largohet është i lirë
F.Bytyqi/RTKLive
Trajneri i AS Romës, Daneiele De Rossi, ka thënë se cilido lojtarë që dëshiron largimin nga skuadra e tij është i lirë.
Sulmuesi argjentinas Paulo Dybala siç raportohet nuk është i kënaqur tek ‘romakët’, madje, ai në miqësoren e fundit të Romës luajti vetëm 15-minuta duke ndezur thashethemet lidhur me të ardhmen e tij.
“Unë nuk e bëj formacionin tim bazuar në thashetheme, ato ua lë të tjerëve. Nuk ka asgjë që ka ndikuar në zgjedhjet e mia. Kundër Evertonit vendosa ekipin që doja. Ne po fillojmë t'i afrohemi kampionatit dhe duhet të jemi gjithnjë e më të gatshëm për sezonin e ri”, ka thënë Dybala.
“Duhet të shohim se çfarë do të ndodhë jo vetëm për Dybala-n. Kushdo që dëshiron të largohet është i lirë”, ka theksuar tekniku italian.























