Reali, ‘mbret’ i Evropës, mposht Atalantën
F.Bytyqi/RTKLive
(E plotësuar, 22:52) Real Madridi në mënyrën më të mirë të mundshme e ka nisur edicionin e ri në futbollin evropian.
Gjiganti spanjoll e ka mposhtur Atalantën, me rezultat 2-0, të mërkurën mbrëma në Varshavë duke fituar trofeun e Superkupës së Evropës.
Pjesëloja e parë mes madrilenëve dhe skuadrës nga Bergamo, ka dhënë një lojë mesatare me një iniciative të lehtë të skuadrës së Realit, megjithatë, 45-minutëshi i parë nuk ka prodhuar asnjë gol.
Mirëpo, në fraksionin e dytë të kësaj sfidë, të besuarit e Carlo Ancelottit u ‘zgjuan’ nga gjumi dhe ia dolën dy herë ta dërgojnë topin në rrjetën kundërshtare.
Fillimisht Valverde (59’), zhbllokojë ndeshjen duke kaluar Realin në epërsi, ndërsa nëntë minuta më vonë ylli francez Kylian Mbappe dyfishojë avantazhin e skuadrës ‘merenguese’ në 2-0. Reprezentuesi francez debuton me gol në fanellën e Real Madridit, skuadër të cilës iu bashkua këtë verë nga PSG-ja.
Përfundimisht fituesi i Ligës së Kampionëve triumfon ndaj fituesit të Europa League, duke e nisur me trofe sezonin e ri të garave në Evropë.
Mbappe debuton me gol, Reali dyfishon epërsinë ndaj Atalantës
(E plotësuar, 22:29) Ylli francez Kylian Mbappe ka debutuar me gol në fanellën e Real Madridit.
Sulmuesi francez ka shënuar golin e dytë për madrilenët në minutën 68-të për ta ngritur avantazhin e ‘Los Blancos’ në 2-0 ndaj Atalantës.
Real Madrid dhe Atalanta po luajnë në Varshavë në ndeshjen e Superkupës së Evropës.
Shënon Valverde, Reali në epërsi
(E plotësuar 22:20) Vjen goli i parë në Superkupën e Evropës mes Real Madridit dhe Atalantës.
Është Valverde (59’), i cili ka zhbllokuar ndeshjen duke kaluar skuadrën madrilene në epërsi prej 1-0.
Real Madrid dhe Atalanta po luajnë në Varshavë në ndeshjen e Superkupës së Evropës.
Nis ndeshja Real-Atalanta, drejtpërdrejt në RTK
(E plotësuar) Ka startuar ndeshja e Superkupës së Evropës ndërmjet Real Madridit dhe Atalantës, sfidë që po luhet nw Varshavw dhe po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Ballafaqimi mes madrilenëve dhe skuadrës italiane, hap edhe zyrtarisht sezonin e ri të garave evropiane.
Dueli mes fituesit të Ligës së Kampionëve dhe fituesit të Europa League, pritet të prodhojë një superpërballje pasi që të dy skuadrat synojnë ta nisin me trofe sezonin e ri të garave.
Publikohen formacionet Real-Atalanta, live në RTK
Real Madrid dhe Atalanta pas pak minutash do të përballen në Varshaw ndeshjen e Superkupës së Evropës, sfidë kjo që do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës.
Dueli mes fituesit të Ligës së Kampionëve dhe fituesit të Europa League, pritet të prodhojë një superpërballje pasi që të dy skuadrat synojnë ta nisin me trofe sezonin e ri të garave.
‘Los Blancos’ llogaritën favorit të paktën në letër, mirëpo, as skuadra nga Bergamo nuk ka udhëtar në Varshavw me flamur të bardhë.
Në radhët e Realit do të debutojë Kylian Mbappe, derisa tek Atalanta titullar do të jetë mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti.
Tashmë janë publikuar formacionet e të dy skuadrave:
Real Madrid (4-3-3): Courtois; Mendy, Militao, Rudiger, Carvajal; Tchouameni, Valverde, Bellingham; Rodrygo, Vinicius dhe Mbappe.
Atalanta (3-4-2-1): Musso; Kolasinac, Gjimshiti, Hien; Ruggeri, Ederson, De Roon, Zappacosta; Pasalic, De Ketelaere; Lookman.
Ndeshja mes Realit dhe Atalantës, fillon në orën 21:00.























