Super Drita mposht Auda-n, kalon në play-off
BKT
Sport

Super Drita mposht Auda-n, kalon në play-off

F.Bytyqi/RTKLive

(E plotësuar, 22:53) Drita ka bërë një superndeshjes në duel me Auda-n, duke fituar ndeshjen me rezultat 3-1, pas lojës shtesë pasi që koha e rregullt u mbyll me rezultat 1-0 dhe me rezultatin e përgjithshëm prej 3-2, skuadra jonë kalon në fazën e play-off-it në Ligën e Konferencës.

Dueli mes Dritës dhe Auda-s, ka dhuruar një sfida tejet interesante, derisa ishte skuadra jonë që e dominoi shumicën e lojës.

Besnik Krasniqi (75’), zhbllokojë ndeshjen duke kaluar Dritën në epërsi prej 1-0, rezultat më të cilin edhe u mbyll pjesa e parë e kësaj sfidë.

Duel dramatikë ka sjell fraksioni i dytë, sidomos finish i ndeshjes kur Talla barazoi shifrat në 1-1 për ta çuar ndeshjen në lojën shtesë.

Në lojën shtesë, futbollistët e Dritës më të gjitha forcat sulmuan portën kundërshtare duke shënuar edhe dy gola.

Fillimisht Rron Broja (102’), kalojë Dritën në avantazh prej 2-1, derisa Albert Dabiqaj (115’), i dha goditjen e fundit skuadrës se Auda-s.

Drita kalon në fazën e play-off-it ku do të ndeshet me Legia e Varshavës.

Dabiqaj shënon, Drita afër kualifikimit

(E plotësuar, 22:43) Drita e ka ngritur epërsinë në 3-1 ndaj Auda-s.

Gjilanasit dhe skuadra letoneze po luajnë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në duelin kthyese të rrethit të tretë në Ligën e Konferencës.

Albert Dabiqaj (115’), shënon golin e shumë kërkuar për Dritën e cila tani është afër kualifikimit në fazën e play-off-it’.

Drita gjen edhe golin e dytë, shënon Broja

(E plotësuar, 22:25) Drita sërish ka kaluar në epërsi në duel me Auda-n prej 2-1.

Gjilanasit dhe skuadra letoneze po luajnë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në duelin kthyese të rrethit të tretë në Ligën e Konferencës.

Rron Broja (102’), ka gjetur golin e dytë për gjilanasit duke hapur rrugën për kualifikim në fazën e play-off-it.

Barazohet rezultati në ‘Fadil Vokrri’

(E plotësuar, 22:15) Auda e ka barazuar rezultatin në duel me Dritën (1-1).

Gjilanasit dhe skuadra letoneze po luajnë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në duelin kthyese të rrethit të tretë në Ligën e Konferencës.

Talla (90+1), ka barazuar shifrat në 1-1 në lojën shtesë.

Drita-Auda, shkon në vazhdime

(E plotësuar, 22:05) Ndeshja Drita dhe Auda, ka shkuar në vazhdime pasi që koha e rregullt u mbyll me fitoren e skuadrës sonë prej 1-0, rezultat më të cilin ishte mbyllur edhe sfida e parë mes këtyre dy skuadrave.

Gjilanasit dhe skuadra letoneze po luajnë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në duelin kthyese të rrethit të tretë në Ligën e Konferencës.

Ishte Besnik Krasniqi (75’), i cili zhbllokojë ndeshjen duke kaluar Dritën në avantazh prej 1-0, rezultat më të cilin edhe u mbyll koha e rregullt.

Në rast se edhe loja shtesë mbyllet më këtë rezultat, atëherë skuadra e cila do të kualifikohet në fazën e play-off-it, do të përcaktohet nga penalltitë.

Krasniqi ndez stadiumin ‘Fadil Vokrri’, Drita në epërsi

(E plotësuar, 21:43) Drita ka kaluar në epërsi ndaj Auda-s prej 1-0.

Gjilanasit dhe skuadra letoneze po luajnë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në duelin kthyese të rrethit të tretë në Ligën e Konferencës.

Është Besnik Kransiqi (75’), i cili zhbllokojë ndeshjen duke kaluar Dritën në avantazh prej 1-0 duke ndezur atmosferën e stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Mbyllet pjesa e parë, s’ka gola në ‘Fadil Vokrri’

(E plotësuar, 20:55) Pa gola është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen ndërmjet Dritës dhe Auda-s, ndeshje që po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Gjilanasit dhe skuadra letoneze po luajnë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në duelin kthyese të rrethit të tretë në Ligën e Konferencës.

Futbollistët e Dritës në pjesëlojën e parë kishin iniciativë të lehtë në terren, e kërkuan më shumë golin, madje, në finish të kësaj pjesë, skuadra jonë përmes Dabiqajt dhe Tushajt pati rast ideal për gol, por portieri kundërshtarë intervenoi duke shpëtuar portën e tij.

Kujtojmë se sfida e parë është mbyllur me fitoren minimal të Auda-s (1-0).

Pas pak nis pjesa e dytë.

Fillon ndeshja Drita-Auda, drejtpërdrejt në RTK

(E plotësuar, 20:01) Ka filluar ndeshja mes Dritës dhe Auda-s se Letonisë, duel ky që po transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës.

Gjilanasit dhe skuadra letoneze po luajnë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në duelin kthyese të rrethit të tretë në Ligën e Konferencës.

Kjo sfidë për të dy skuadrat është vendimtare për kualifikim në play-off.

Kujtojmë se sfida e parë është mbyllur me fitoren minimal të Auda-s (1-0).

Drita-Auda, formacionet zyrtare, live në RTK

Pas pak minutash do të nis ndeshjes mes Dritës dhe Auda-s se Letonisë, duel ky që vjen drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës.

Gjilanasit dhe skuadra letoneze do të ndeshen në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në duelin kthyese të rrethit të tretë në Ligën e Konferencës.

Sfida e parë është mbyllur me fitoren minimal të Auda-s (1-0). Drita në duelin e sotëm hynë e përgatitur dhe e motivuar maksimalisht për të përmbysur rezultatin e lojës së parë dhe për t’u kualifikuar në play-off-in e kësaj ligë evropiane.

Tashmë janë publikuar formacionet e të dy skuadrave:

Drita: Maloku; Bejtullai, Mesa, Gomda, Ovouka; Broja, Dabiqaj, Krasniqi, Selmani; Tusha, Krasniqi

Auda: Zviedris; Hrvoj, Ouedraogo, Bosancic, Tavares; Ogunniyi, Melniks, Mane; Clemente, Taiëo, Mor Talla.

Ndeshja mes Dritës dhe Auda-s fillon në orën 20:00.