Eliminohet Ballkani
BKT
Sport

Eliminohet Ballkani

F.Bytyqi/RTKLive

(E plotësuar, 23:52) Ballkani është eliminuar nga garat evropiane.

Kampioni i Kosovës është mundur në udhëtim tek Larne, me rezultat 4-1 pas penalltive derisa koha e rregullt dhe loja në vazhdime u mbyll me fitoren e skuadrës sonë prej 0-1, rezultat më të cilin kishte fituar edhe skuadra nga Irlanda e Veriut, një javë më parë në Prishtinë.

Hamidi (45’) nga penalltia shënoi golin e epërsisë për Ballkanin, gol ky që e dërgojë lojën në shtesë, por as në lojën dy herë nga 15-të minuta më nuk kishte gola.

Nga pika e bardhë më e suksesshme u tregua skuadra nikoqire duke e fituar ndeshjen me rezultat 4-1.

Përfundimisht Ballkani e mbyll aventurën këtë sezon të garave në Evropë.

Ballkani gjen golin ndaj Larne

(E plotësuar, 21:53) Ballkani ka kaluar në epërsi në udhëtim tek Larne.

Larne dhe Ballkani po luajnë në Irlandën e Veriut në duelin kthyese të rrethit të tretë në Ligën e Konferencës.

Është Hamidi (45’), i cili ka zhbllokuar ndeshjen dhe duke kaluar skuadrën tonë në epërsi prej 0-1.

Kujtojmë se ndeshja e parë ishte mbyllur me fitoren e Larne (1-0).

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Larne-Ballkani

Krahas ndeshjes Drita-Auda, pas pak fillon edhe dueli Larne-Ballkani, një tjetër duel i rrethit të tretë në Ligën e Konferencës.

Larne dhe Ballkani do të përballen në Irlandën e Veriut, në një ndeshje vendimtare për kualifikim në fazën e play-off-it.

Kampionin e Kosovës, e pret një mision i vështirë në duel me Larne pas që ndeshja e parë ishte mbyllur me fitoren e skuadrës nga Irlanda e Veriut (1-0).

Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të dy skuadrave:

Larne: Ferguson; Ives, Donnelly, Bolger, Cosgrove; Graham, Gallagher, Sloon; Lusty, Thomson, Ryan

Ballkani: Koliçi; Thaqi, Jashanica, Potoku, Ismajlgeci; Hamidi, Emërllahu, Queven, Smajli; Kryeziu, Adetunji

Ndeshja Larne-Ballkani nis në orën 21:00.