Tim Walz është i përzgjedhuri i demokratëve për zv-president
BKT
Rajoni dhe Bota

Tim Walz është i përzgjedhuri i demokratëve për zv-president

Bardhyl Bajrami/ RTK

Kandidatja demokrate për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris ka përzgjedhur kandidatin i cili do të jetë zv/president i SHBA-së nëse ajo fiton në zgjedhjet e nëntorit.

Ai është Tim Walz – Guvernatori i shtetit Minesota. Walz e ka pranuar nominimin për zv/president.

Para se Walz të nominohet për kandidat të mundshëm për zv/president, shumë nga amerikanët as që kishin dëgjuar për të.

Sidoqoftë, përzgjedhja e tij shihet si një lëvizje strategjike për të bërë një hap me votuesit e pjesës së mesme të pjesës perëndimore të SHBA-s apo siç njihet atje Midwest, mbështetja e të cilëve është pothuajse vendimtare në zgjedhjet e nëntorit.

Nata e tretë të Konventës së Demokratëve ishte e përqendruar në temën “lufta për të drejtat tona” me fokus në mbrojtjen e të drejtës së abortit.

“Në Minesota, respektojmë fqinjët tanë dhe vendimet që ata marrin. Edhe nëse ne nuk do t’i merrnim ato vendime për vete, ne kemi atë rregullin e artë  “shiko punët tua”’, tha Walz.

Walz ka argumentuar se përderisa demokratët duan t’i mbrojnë të drejtat, republikanët duan që t’i marrin ato të drejta.

Walz, si veteran i Gardës Kombëtare dhe një gjahtar i zjarrtë, ka folur edhe për çështjen e ndjeshme rreth kontrollit të armëve.

Unë besoj në Amandamentin e Dytë, gjithashtu besoj se përgjegjësia jonë e parë është që t’i mbajmë fëmijët tanë të sigurt, tha Walz.

Në natën e tretë të Konventës, befasisht është paraqitur edhe prezantuesja dhe manjatja e medias, Oprah Winfrey e cila elektrizoi të pranishmit.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota