Harris premton të jetë një presidente për të gjithë amerikanët
RTKlive
Zëvendëspresidentja Kamala Harris u ka thënë amerikanëve se në nëntor kanë një shans për një "rrugë të re përpara".
Në ditën e fundit të Kuvendit Kombëtar Demokrat Harris ka pranuar zyrtarisht emërimin e partisë si kandidate për presidente.
“Në këto zgjedhje, kombi ynë ka një mundësi të çmuar, për të tejkaluar hidhërimin, cinizmin dhe betejat përçarëse të së kaluarës. Një shans për të përcaktuar një rrugë të re përpara, jo si anëtarë të një partie apo fraksioni, por si amerikanë”, ka deklaruar Harris gjatë fjalimit të saj.
Gjatë fjalimit Harris ka premtuar të jetë një kandidate për të gjithë amerikanët pa dallim.
“Do të jem një presidente që na bashkon të gjithëve rreth aspiratave tona më të mëdha. Një presidente që udhëheq e dëgjon, që është realiste, praktike. Që vepron në mënyrë të arsyeshme dhe gjithmonë lufton për popullin amerikan. Nga gjykata në Shtëpinë e Bardhë, kjo ka qenë puna e jetës sime”, ka deklaruar Harris.























