Macron vazhdon takimet me liderët e partive politike
BKT
Rajoni dhe Bota

Macron vazhdon takimet me liderët e partive politike

Bardhyl Bajrami/ RTK

Presidenti i Francës Emanuel Macron, ka takuar liderët e partive politike të vendit në kërkim të personit që do ta emërojë si kryeministër të Francës.

Të premten, presidenti Macron ka takuar liderët e krahut të majtë. Takimin e parë presidenti Macron e pati me koalicionin Fronti i Ri Popullor që në zgjedhje ka fituar 193 ulëse në parlament. Ky koalicion ka kërkuar nga presidenti që ta emërojë shërbyesen civile pak të njohur, 37 vjeçaren Lucie Castets si kryeministre të vendit.

Megjithatë, ajo ka pak gjasa që të jetë emri i zgjedhur i presidentit për kryeministër pasi nuk është e zgjedhur në zgjedhjet e mbajtura parlamentare.

Pas takimit me presidentin, Castets ka thënë të jetë e gatshme të ndërtojë koalicione për ta formuar qeverinë.

Takimin e dytë presidenti e pati me bllokun e tij qendror të quajtur “Së Bashku” të cilit i priu kryeministri në largim Gabriel Attal. Kjo parti në zgjedhje ka fituar 164 ulëse.

Takimin e tretë, presidenti Macron e pati me Republikanët të prirë nga Fransua-Xavier Bellamy dhe Annie Genevard.

Sipas sistemit politik të Francës, presidenti emëron një kryeministër i cili mund të udhëheq me shumicën në Asamblenë Kombëtare.

Kohët e fundit kryeministri ka ardhur nga e njëjta parti si presidenti por në zgjedhjet e parakohshme të qershorit, partia e presidentit Macron doli e dyta pas Frontit të Ri Popullor.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota