Lufta Rusi-Ukrainë, dita e 912-të
BKT
Foto: AFP
Rajoni dhe Bota

Lufta Rusi-Ukrainë, dita e 912-të

Hanife Osmani / RTK

Rusia dhe Ukraina kanë hyrë në ditën e 912 të luftimeve. Rusia gjatë natës ka sulmuar pjesë të Ukrainës veriore dhe lindore me disa raketa dhe dronë.

Sulmet kishin në shënjestër rajonet e Ukrainës, Chernihiv, Sumy, Kharkiv dhe Donetsk, thanë Forcat Ajrore të Ukrainës. Ndërsa, sulmet ukrainase në rajonin e Belgorodit të Rusisë vranë pesë civilë dhe plagosën 12 të tjerë.

Ndërsa nga fusha e diplomacisë, Ministria e Tregtisë së Kinës tha të dielën se kundërshtoi fuqishëm vendimin e SHBA-së për të shtuar shumë entitete kineze në listën e saj të kontrollit të eksportit mbi çështjet që lidhen me Rusinë-Ukrainë. Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer 115 robër lufte nga secila palë të shtunën, konfirmuan të dyja vendet, me Emiratet e Bashkuara Arabe ndërmjetës mes tyre. Armët Ministria ruse e mbrojtjes tha të dielën se dërgoi më shumë artileri në rajonin e Kurskut, ku forcat ruse po luftojnë me mijëra trupa ukrainase që depërtuan në kufirin rus më 6 gusht.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha në një deklaratë se një "raketë dron" e sapo zhvilluar ukrainase e quajtur Palianytsia do ta kthente luftën përsëri në Rusi, pasi ai e quajti Vladimir Putinin e Rusisë një "plak të sëmurë nga Sheshi i Kuq". Ukraina po kërkon leje nga aleatët e saj perëndimorë për të përdorur raketa me rreze të gjatë Storm Shadow për të shkatërruar objektiva thellë brenda Rusisë me besimin se kjo mund ta detyrojë Moskën t'i japë fund luftimeve, raporton Guardian.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota