Çeku: Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ me fushë të standardeve ndërkombëtare
BKT
Sport

Çeku: Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ me fushë të standardeve ndërkombëtare

M.P. / RTKlive

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka thënë se investimet në stadiumin “Fadil Vokrri”, janë punime nga kompania e certifikuar nga FIFA.

Çeku ka shpërndarë fotografi të inspektimit të investimeve, të cilat kapin shifrën prej 1.3 milionë eurove.

“Me investimin e ri, stadiumi ‘Fadil Vokrri’ me fushë të standardeve ndërkombëtare: sistem hibrid, drenazhim dhe ngrohje, pajisje për mirëmbajtje, staf i trajnuar për mirëmbajtje, investim 1.3 milion euro, punimet nga kompania e certifikuar nga FIFA”, ka shkruar ai në X.