Militantët e Boko Haram-it vranë mbi 100 persona një fshat nigerian
M.Miftari/RTKlive
Të paktën 100 fshatarë u vranë në Nigerinë verilindore kur ekstremistët islamikë të dyshuar të Boko Haram-it hapën zjarr në një treg, mbi besimtarët dhe në shtëpitë e njerëzve, thanë banorët të mërkurën.
Më shumë se 50 ekstremistë me motoçikleta hynë në zonën e këshillit Tarmuwa të shtetit Yobe, të dielën në mbrëmje, dhe filluan të qëllojnë përpara se t'i vënë flakën ndërtesave, sipas zëdhënësit të policisë së Yobe-s, Dungus Abdulkarim.
Policia fajësoi për sulmin organizatën Boko Haram, i cili që nga viti 2009 ka nisur një kryengritje për të vendosur interpretimin e saj radikal të ligjit islamik, ose Sheriatit, në rajon.
Që atëherë, Boko Haram ka shkaktuar vdekjen e drejtpërdrejtë të të paktën 35.000 njerëzve dhe zhvendosjen e më shumë se 2 milionëve, si dhe një krizë humanitare me miliona njerëz në nevojë urgjente për ndihmë të huaj.