Rusia nis kundërofensivën në Kursk
BKT
Rajoni dhe Bota

Rusia nis kundërofensivën në Kursk

DW

Rusia ka nisur një kundërofensivë në rajonin perëndimor rus Kursk, sipas presidentit ukrainas Zelenskyj, ky ishte një reagim që pritej.

Ministria ruse e Mbrojtjes bën fjalë për rimarrjen e dhjetë fshatrave. Në rajonin perëndimor të Rusisë Kursk, sipas të dhënave që përputhen nga të dyja palët e konfliktit ka nisur kundërofensiva për rimarrjen e territoreve nën kontrollin e Ukrainës. Ministria ruse e Mbrojtjes në shërbimin online Telegram deklaroi, se ushtarët brenda dy ditëve ia kanë dalë të rimarrin dhjetë fshatra. Njësitë ruse të trupës së veriut kanë depërtuar në rajon.

Zelenskyj: Po zvarritet ndihma perëndimore

Ofensiva ukrainase nisi në fillim të gushtit. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyj, konfirmoi kundërofensivën. Në sfondin e gjendjes ushtarake ai akuzoi aleatët perëndimorë, se po e zvarrisin mbështetjen për vendin e tij.

Ushtria ukrainase më 6 gusht nisi një ofensivë ushtarake në rajonin kufitar rus Kursk. Qysh atëherë, sipas të dhënave të saj u vunë nën kontroll 100 fshatra ruse dhe gati 1.300 km katror territor. Depërtimi ukrainas në territorin rus ishte i pari veprim i këtij lloji që nga fillimi i luftës sulmuese ruse kundër Ukrainës në shkurt 2022.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota