Rebelët Huthi gjuajnë një raketë në Izrael
Luan Qorraj /RTK
Operacionet e forcave izraelite në Rripin e Gazës po vazhdojnë përderisa është njoftuar se një raketë balistike e lansuar nga Houthi-t ka arritur të godasë Izraelin qendror duke nxitur kështu zyrtarët në Tel-Aviv thonë se Houthi-t do të paguajnë një çmim të lartë për këtë sulm.
Forcat Izraelite në rripin e gazës kanë vazhduar operacionet e tyre me raporte për sulme ajrore dhe përleshje mes njësiteve të forcave mbrojtëse të Izraelit dhe luftëtarëve të Hamasit.
Sipas njoftimeve nga Gaza, gjatë 24 orëve të kaluara , si pasojë e bombardimeve izraelite, janë vrarë së paku 12 civil përderisa mbi 20 të tjerë janë plagosur. Sipas zyrtarëve në rripin e gazës, së paku 5 prej viktimave u branë si pasojë e një sulmi ajror në pjesën e qytetit të Gazës për të cilën,
Tel Avivi kishte thënë se është "E pastruar" nga luftëtarët e Hamasit. Me këtë numri i përgjithshëm i viktimave të konfirmuara palestineze ka tejkaluar 41 mijë përderisa rreth 100 mijë të tjerë janë plagosur.
Ndërkohë, përfaqësuesit e kryengritësve Jemenit Houthi kanë thënë se kanë arritur të godasin izraelin qendror me një raketë të re balistike hipersonike dhe ka paralajmëruar Tel Avivin se, së shpejti, Izraeli do të ballafaqohet me më shumë sulme të tilla.
Njëkohësisht, zyrtarët Izraelit, të cilët pohuan se një raketë e Houthi-ve goditi Izraelin, thanë se , fatmirësisht, raketa nuk ka shkaktuar as viktima, as dëme të rëndësishme materiale.
Edhe pse Houthi-t deri me tani, lansuan qindra fluturake pa pilot dhe raketa balistike drejtë Izraelit, kjo është hera e parë që një raketë e nisur prej tyre ka arritur të[ tejkalon mbrojtjet ajrore dhe të godas brenda Izraelit.
Zyrtarët në Tel Aviv kanë thënë se Houthi-t do të paguajnë një çmim të lartë për këtë sulm përderisa ekspertët ushtarak thanë se ky sulm mund të sinjalizon që Houthi-t kanë pranuar arme më të sofistikuara dhe se Izraeli, së shpejti, do të mund të ballafaqohet me sulme të tjera të ngjashme.























