09:13 / 17.09.2024
Sulmet ajrore izraelite vrasin 16 njerëz në Gazë, thonë zyrtarët palestinez
Hanife Osmani / RTK
Zyrtarët palestinezë kanë thënë se sulmet ajrore izraelite i kanë vrarë 16 njerëz në Rripin e Gazës të hënën, përfshirë pesë gra dhe katër fëmijë.
Një sulm ajror e bëri rrafsh me tokën një shtëpi në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gazën Qendrore, duke i vrarë së paku 10 persona, përfshirë katër gra dhe dy fëmijë, si dhe u plagosën 13 të tjerë.
Izraeli deklaron se i ka vrarë mbi 17.000 militantë, pa dhënë dëshmi për këtë, kurse lufta ka shkaktuar rrënim të madh dhe i ka zhvendosur mbi 90 për qind të banorëve të Gazës, prej 2.3 milionë sa jetojnë aty.























