Po vazhdojnë vërshimet në Evropën Qendrore e Jugore
Bardhyl Bajrami / RTK
Vërshimet në Evropën Qendrore e Jugore po vazhdojnë, ndërsa banorët e disa vendeve janë angazhuar vullnetarisht për t`u përgatitur me qëllim që pasojat të jenë sa më të vogla. Shtatë persona kanë vdekur, kurse vendet e prekura janë Republika Çeke, Polonia, Hungaria, Rumania e Austria.
Të paktën 17 persona kanë vdekur nga vërshimet që prekën një pjesë të madhe të Evropës Qendrore dhe Jugore. Shtetet e prekura nga vërshimet janë Repubika Çeke, Polonia, Rumania, Austria dhe Hungaria. Ekipet e zjarrëfikësve në Çeki po i përdorin varkat e vogla me ajër për t'i shpëtuar njerëzit nga zonat e vërshuara të Ostravës.
Përveq evakuimeve, ndërprerjes së energjisë elektrike dhe problemeve me transportin, autoritetet kanë paralajmëruar edhe problem tjera që mund të paraqiten për shkak të shiut që pritet të bjerë edhe më.
Në Poloni, disa qytete kanë vazhduar përgatitjet për vërshime të mundshme. Njerëzit nëpër disa qytete janë mbledhur gjatë natës për të mbushur thasë me rërë me qëllim të zvopgëlimit të pasojave të mundshme dhe mbrojtjen e qytetit nga përmbytjet.























