19:39 / 02.10.2024
Berat Gjimshiti gjen golin në Ligën e Kampionëve
F.B/RTKLive
Mbrojtësi shqiptar i Atalantës, Berat Gjimshiti ka gjetur golin në Ligën e Kampionëve.
Reprezentuesi i Shqipërisë, ka shënuar gol në ndeshjen Shakhtar-Atalanta, sfidë kjo që po luhet në kuadër të xhiros së dytë në elitën e futbollit evropian.
Gjimshiti rrugën e golit e ka gjetur në minutën e 21-të, derisa pjesa e parë është mbyllur me avantazhin e Atalantës prej 0-2.























