Fitojnë Bashkimi e Trepça
BKT
Sport

Fitojnë Bashkimi e Trepça

Uran Krasniqi / RTKLive

Bashkimi i Prizrenit ka regjistruar fitore në udhëtim ndaj Golden Eagle Ylli. Gjithashtu edhe Trepça ka fituar kundër Proton Cable Prizrenit. 

Të dielën janë zhvilluaer dy ndeshje të javës së pestë të ProCredit Superligës në basketboll.  

Bashkimi ka arritur të fitojë me rezultat 66:77. 

Për skuadrën vendase, Arian Qallaku është dalluar me 15 pikë, ndërsa Terrell Brown ka shënuar 24 pikë, por përpjekjet e tyre nuk ishin të mjaftueshme për të ndalur Bashkimin. Te mysafirët, lojtari kryesor ka qenë Mack Smith me 22 pikë, duke udhëhequr ekipin e tij drejt fitores.

Në një ndeshje tjetër, Trepça është rikthyer te fitorja duke mposhtur Proton Cable Prizrenin me rezultat bindës 68:89. Trepça ka dominuar në fazën sulmuese dhe mbrojtëse, duke krijuar një epërsi të madhe që në pjesën e parë, me një avantazh të qartë prej 14:30 në çerekun e dytë.

Jordan Johnson ka qenë lojtari më i spikatur për Proton Cable Prizrenin me 21 pikë, pesë kërcime dhe tetë asistime, ndërsa për Trepçën është dalluar Desmond Cambridge me 20 pikë dhe katër kërcime, si dhe Malik Johnson me 20 pikë, pesë kërcime dhe shtatë asistime.