Spanja ndalon kontejnerë me kemikale që kontrabandoheshin drejt Rusisë
BKT
Rajoni dhe Bota

Spanja ndalon kontejnerë me kemikale që kontrabandoheshin drejt Rusisë

Luan Qorraj /RTK

Autoritetet spanjolle kanë ndalur 13 tonelata të kemikaleve të cilat po transportoheshin për në Rusi. Sipas zyrtarëve, disa prej kemikaleve të konfiskuara, mund të përdoren për të krijuar armatim kimik.

Autoritete spanjolle kanë njoftuar se, në portin e Barcelonës, kanë ndaluar një kontejner në të cilin gjendeshin 13 tonelata të kemikaleve të cilat ishin duke u kontrabanda drejtë Rusisë.

Sipas autoriteteve, kemikalet që transportoheshin, janë në listën e produkteve të sanksionuara për Rusinë përderisa disa prej tyre mund të përdorën për të krijuar armatim kimik, të ndaluar me konventa ndërkombëtare.

Hetuesit kanë thënë se kontrabandimi kryhej përmes një kompanisë së regjistruar në Spanjë, por me pronarë rus e cila, arrinte të fshihte transportet ilegale për në rusi duke transportuar kemikalet, fillimisht në vende si Armenia apo Kirgistani, prej ku ato transferoheshin për në Rusi.

Autoritetet thanë edhe se besojnë që, gjatë së paku 18 muajve të fundit, kjokompani ka dërguar disa transporte të ngjashme drejtë Rusisë.

Është bërë e ditur edhe se gjatë këtij aksioni janë arrestuar 4 persona, të gjitë shtetas spanjoll, përderisa pronarët RUs të kompanisë, për të cilët ëjanë lëshuar urdhër-arreste nuk besohet të jenë në vendet e BE-s.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota