Gjonbalaj kundër nënvlerësimit të Qipros
BKT
Sport

Gjonbalaj kundër nënvlerësimit të Qipros

Uran Krasniqi/RTKLive

Malësor Gjonbalaj, njohës i futbollit, ka thënë se Kosova ka ekip më cilësor se Qipro, por sipas tij nuk duhet të nënvlerësohet kundërshtari.

Ai ka qenë i ftuar te RTK për ta komentuar ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Qipros, e cila zhvillohet sonte në Prishtinë në kuadër të Nations League. 

"Nuk duhet ta nënçmojmë kundërshtarin. Ne e kemi një ekip më cilësor në krahasim me Qipron, por të mos mendojmë se mund të fitojmë lehtë", ka thënë Gjonbalaj, duke theksuar nevojën për përqendrim maksimal në këtë sfidë.

Gjonbalaj ka vlerësuar rëndësinë e rikthimit të atmosferës pozitive në ekipin e Kosovës si një faktor kyç për të arritur rezultat pozitiv. "Rikthimi i atmosferës në skuadrën tonë është një parakusht për rezultat pozitiv. Kemi të bëjmë me një skuadër që e kemi mposhtur, por sonte kemi të bëjmë me skuadër tjetër", ka thënë ai.