70 palestinezë të vrarë e shumë të plagosur si pasojë e një sulmi izraelit
Luan Qorraj/RTK
Autoritetet në Rripin e Gazës kanë thënë se më shumë se 70 palestinezë janë vrarë si pasojë e një sulmi ajror izraelit në Beit Lahia, përderisa vijnë raporte edhe për sulme të reja ajrore në Bejrut.
Forcat Izraelite kanë vazhduar me sulme ajrore në rripin e gazës si dhe Liban. Sipas raporteve nga rripi i gazës, si pasojë e një sulmi ajror Izraelit në Beit Lahia janë vrarrë 73 civil palestinez, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, përderisa më shumë se 100 të tjerë janë plagosur.
Autoritetet në rripin e Gazës thanë edhe se dhjetëra persona të tjerë besohet se gjinden nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara dhe se vullnetarët e sheptimtarët janë duke tentuar të arrijnë tek ata.
Tel Avivi zyrtar ka thënë se është duke tentuar ti konfirmojë raportet për viktimat civile dhe ka akuzuar zyrtarët e Hamasit për "ekzagjerimin e numrit të viktimave".
Njëkohësisht, është njoftuar edhe për një seri të sulmeve ajrore izraelite në Liban, përfshirë edhe kryqytetin Bejrut, ku sipas Izraelit, është goditur një qendër e inteligjencës së Hezbollahut - është bërë e ditur edhe se banorët e dy paralgjeve të BEjrutut , gjatë orëve të mengjesit, kanë pranuar porosi me urdhëra për tu larguar pasi që laget e tyre do të bëhën caqe të sulmeve izraelite.
Përveq bejrutit, ka njoftime edhe për dhjetëra sulme të Izraelit kundër infrastrukturës së dyshuar të hezbollahut në pjesë tjera të libanit.
Vala e sulmeve izraelite në Liban vie pasi që Hezbollahu sulmoi shtëpinë e kryeministrit izraelit Bunjamin Netanyahu në qytetin Cesarea , me një fluturake pa pilot. Edhe pse mbrojtja ajrore izraelite ndaloi Sulmin, Tel Avivi ka thënë se ky ka qenë një gabim i madh i Hezbollahut dhe Iranit dhe ka shtuar se të dy palët do të paguajnë një çmim të lartë për këtë sulm.























