Pas sulmit terrorist në Ankara, Turqia bombardon caqe të PKK-s
BKT
Rajoni dhe Bota

Pas sulmit terrorist në Ankara, Turqia bombardon caqe të PKK-s

Luan Qorraj / RTK

Ushtria Turke ka kryer një seri të sulmeve ajrore kundër caqeve të partisë punëtore kurde, apo PKK, organizatës militante të cilën Turqia e fajësoi për sulmin e djeshëm në Ankara gjatë së cilit u vranë 5 dhe u plagosën mbi 20 persona.

Edhe pse, deri me tani, asnjë grup apo organizatë militante e cila vepron brenda Turqisë nuk ka marrë mbi vete përgjegjësinë për sulmin në Ankara, autoritetet turke shprehën bindje se sulmi u organizua nga PKK dhe, nga orët e mëngjesit, aeroplanët turk kanë goditur një numër të madh të pozitave të PKK-s.

Sipas Ankarasë, gjatë sulmeve ajrore , u goditën 47 caqe të ndryshme, në mesin e të cilave depo të armatimit, baza të trajnimit madje edhe shpella të cilat përdoreshin prej PKK-s ndërsa gjatë sulmeve janë vrarë 59 persona, të cilët nga Turqia u përshkruan si terroristë por përfaqësuesit Kurd kanë thënë se në mesin e viktimave janë së paku 12 civil.

Edhe pse Ankaraja ende nuk ka komentuar rreth planeve të ardhshme, besohet se Turqia do të vazhdon me sulme ndaj pozitave të PKK-s, organizatës e cila me dekada udhëheqë luftë kundër qeverisë Turke.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota