00:00 / 26.10.2024
Hendbollistet e Kosovës fitojnë nga ato të Belgjikës
Uran Krasniqi/RTKLive
Kombëtarja e Kosovës në hendboll në kategorinë e vajzave, ka shënuar fitoren e parë në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2025, duke mposhtur Belgjikën me rezultat 32:28 në ndeshjen e zhvilluar në Hasselt.
Hendbollistet e Kosovës kanë krijuar një epërsi në pjesën e parë, të cilën e kanë mbrojtur edhe gjatë pjesës së dytë, duke siguruar kështu një triumf të rëndësishëm.
Kapitenia Leonora Demaj ka shkëlqyer në këtë ndeshje, duke realizuar 9 gola nga 15 tentime. Marigona Hajdari ka kontribuuar me 8 gola nga 11 tentime, ndërsa Fitore Aliu poashtu ka realizuar 8 gola nga 10 tentime.
Pas kësaj ndeshje, Kosova do të përballet me Bosnjë-Hercegovinën.























