Gjilani mposht Llapin, Ballkani dhe Dukagjini ndajnë pikët
BKT
Sport

Gjilani mposht Llapin, Ballkani dhe Dukagjini ndajnë pikët

Uran Krasniqi / RTKLive

Gjilani ka arritur një fitore me përmbysje ndaj Llapit në ndeshjen e vlefshme për Javën e dhjetë të Superligës së Kosovës në futboll, ndërsa Ballkani dhe Dukagjini janë ndarë me barazim në Suharekë.

Në Gjilan, skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi falë golit të Ramadanit në minutën e dyzet e katërt.

Në pjesën e dytë, Llapi e ka mbajtur epërsinë deri në minutën e tetëdhjetë e pestë, kur Gjilani e ka barazuar rezultatin me golin e Morinës. Vendasit nuk u ndalën me kaq dhe pas vetëm një minute ia kanë arritur ta realizojnë golin e fitores me anë të Rrahmanit.

Ndërkohë, në Suharekë, Ballkani dhe Dukagjini nuk ia kanë dalë ta gjejnë rrugën e golit, duke ndarë pikët pas një barazimi pa gola.

Tabela aktuale kryesohet nga Ballkani me tetëmbëdhjetë pikë, ndërsa Malisheva është në vendin e dytë me shtatëmbëdhjetë pikë.

Të dielën priten të zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera.