Spanja është prekur nga një mot i ligë me shi të rrëmbyeshëm
BKT
Rajoni dhe Bota

Spanja është prekur nga një mot i ligë me shi të rrëmbyeshëm

Bardhyl Bajrami

Spanja është prekur nga një mot i ligë me shi të rrëmbyeshëm e stuhi breshri, që ka shkaktuar edhe viktima.

Trupat e disa personave janë gjetur, të cilët dyshohet se e kanë humbur jetën si pasojë e vërshimeve që goditën disa pjesë të këtij vendi. Carlos Mazon, kreu i rajonit të Valencias ka thënë se për nder të familjeve të tyre, nuk do të jepen detaje tjera.

Gjashtë persona konsiderohen të zhdukur në Letur, në rajonin Albacete, qytezë kjo që ka më pak se 1000 banorë. Ekipet emergjente po i përdorin dronët në kërkim të personave që po konsiderohen të zhdukur.

Rreth 30 persona kishin mbetur të ngujuar në shtëpitë e tyre në qendër të qytetit Albacete por që janë shpëtuar.

Agjencia shtetërore e motit në Spanjë, ka lëshuar alarmin e kuq për rajonin e Valencias dhe një alarm tjetër, të dytin për nga rrezikshmëria për disa pjesë të Andaluzisë.

Shkollat dhe të gjitha ngjarjet sportive në Valencia janë anuluar për të mërkurën, ndërsa edhe parqet do të mbeten të mbyllura.

Spanja është goditu nga një mot i ligë me shi të rrëmbyeshëm dhe stuhi breshëri që shkaktuan përmbytje të shpejta nëpër disa rajone.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota