Harris ia uron fitoren Trumpit, dakordohen për unifikimin e Amerikës
V.Thaçi / RTKlive
Kandidatja demokrate, Kamala Harris e ka telefonuar Donald Trumpin për ta uruar për fitoren e zgjedhjeve presidenciale të 2024, konfirmoi një ndihmës i fushatës, raporton “The Guardian”.
Thirrja i jep fund zyrtarisht garës së ashpër mes zëvendëspresidentit dhe ish-presidentit.
Në telefonatë Harris ka theksuar rëndësinë e një transferimi paqësor të pushtetit dhe të qenit president për të gjithë amerikanët.
Fushata e Donald Trumpit ka publikuar detaje të telefonatës me Kamala Harrisin, ku zëvendëspresidentja ia uroi fitoren kandidatit republikan.
“Presidenti Donald J. Trump dhe zëvendëspresidentja Kamala Harris folën në telefon më herët sot, ku ajo e uroi për fitoren historike. Presidenti Trump e vlerësoi zëvendëspresidenten Harris për forcën, profesionalizmin dhe këmbënguljen e saj gjatë gjithë fushatës dhe të dy liderët ranë dakord për rëndësinë e unifikimit të Amerikës”, ka thënë në një deklaratë drejtori i komunikimit të fushatës, Steven Cheung.























