Raportime të rreme për bomba në institucionet arsimore të Malit të Zi
BKT
Rajoni dhe Bota

Raportime të rreme për bomba në institucionet arsimore të Malit të Zi

M.P. / RTKlive

Institucionet arsimore në Malin e Zi janë alarmuar nga një paralajmërim për mjete shpërthyese. Megjithatë, ky alarm doli të jetë i rremë ka konfirmuar policia malazeze.

Sipas raportimit të gazetës online “Vijesti”, pas pranimit të emaila-ve se do të aktivizohen mjete shpërthyese në kopshte, shkolla fillore dhe të mesme në të gjithë Malin e Zi, policia ka inspektuar dhe parë gjendjen nga afër.

“Pjesa më e madhe e institucioneve arsimore në Mal të Zi sot kanë marrë një email me përmbajtje kërcënuese ku thuhet se në ambientet e tyre do të aktivizohet një mjet shpërthyes. Në vendngjarje pas marrjes së denoncimeve kanë dalë menjëherë oficerët e policisë, kanë kryer mbikëqyrjen e objekteve në fjalë, ku rezultoi se bëhet fjalë për kallëzime të rreme”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se përveç inspektimit të institucioneve të përmendura, zyrtarët policorë kanë kryer intervista me personat përgjegjës për mirëmbajtjen e inventarit dhe kanë konstatuar se gjendja në shkolla nuk ka ndryshuar nga mbyllja e një dite më parë dhe mund të konstatohet se nuk ka pengesa për vazhdimin e orëve të mësimit.

Drejtoria e Policisë ka thënë se mësimi do të rifillojë kur të konstatohet se ndërtesat janë të sigurta.

“Vijesti” raporton se email-at janë dërguar te adresat elektronike të shkollës fillore dhe shkollës së mesme  “Danilo Kis” në Budva, 21 kopshtet e Institucionit Arsimor Publik “Dragan Kovaçeviq” në Nikshiq, shkollës fillore Dusan Korac në Bijelo Polje dhe disa institucione të tjera.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota