Ministri Gideon Sa`ar e quan jorealist krijimin e shtetit palestinez
BKT
Rajoni dhe Bota

Ministri Gideon Sa`ar e quan jorealist krijimin e shtetit palestinez

M.M. /RTKlive

Nuk është realiste të besohet në formimin e një shteti të pavarur palestinez, pretendon ministri i ri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa`ar.

"Unë nuk mendoj se ky pozicion është realist sot dhe ne duhet të jemi realist," u tha ai gazetarëve në Jerusalem.

Një shtet palestinez do të përbënte një "shtet të Hamasit", pretendon më tej Sa'ar.

Deklarata e tij erdhi si përgjigje ndaj pyetjes se çfarë mendimi ka për krijimin e një shteti palestinez në këmbim të marrëdhënieve të normalizuara midis Izraelit dhe vendeve arabe në rajon, noftojnë mediet e huaja.

Izraeli ka shpresuar prej kohësh për shkrirjen e marrëdhënieve me Arabinë Saudite, por lufta në Gaza i ka dhënë fund të gjitha diskutimeve mbi këtë çështje.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota