13:25 / 11.11.2024
Mbi 100 të vrarë nga përleshjet në Çad
M.M. /RTKlive
Më shumë se 110 persona kanë humbur jetën në lidhje me një sulm nga Boko Haram në perëndim të Çadit, thotë ushtria e Afrikës Qendrore.
Sipas ushtrisë më shumë se 90 nga të vrarët i përkisnin grupit islamik dhe 17 ishin ushtarë, njoftojnë mediet e huaja.
Në vitin e kaluar, zona përreth liqenit Çad është rrënuar nga sulme të përsëritura terroriste të kryera, ndër të tjera, nga Boko Haram dhe IS në Afrikën Perëndimore. Muajin e kaluar, 40 ushtarë u vranë në një sulm në një bazë ushtarake në vend.
Lëvizja xhihadiste 'Boko Haram' u themelua në fillim të viteve 2000 në vendin fqinj të Çadit, Nigeri, dhe që atëherë është përhapur në disa vende të rajonit.























